Sërish dy ngjarje të rënda brenda 15 minutave në Tiranë: 27-vjeçari vetëplagoset dhe vdes në spital, tjetri…

Dy ngjarje të tjera të rënda janë regjistruar këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 19:55, një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në spital. Ky i fundit dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura.

15 minuta më vonë, një tjetër 27 vjeçar, është dërguar në spital i dëmtuar me mjet prerës. Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.