“O hajdut”, Rama përplaset me qytetarë pas daljes nga mbledhja në Durrës: Ju jeni PD, s’keni lidhje

DURRËS- Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët në Durrës për projektin TID. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama teksa ka dalë nga ambientet e bashkisë Durrës është përballur me protestën e qytetarëve kundër këtij projekti.

“O hajdut” i thirrën banorët Ramës.

“Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam… “, tha Rama .

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID