PEQIN – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., 22 vjeç.
Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














