“Po mbroni vithet e Belindës”, Peleshi i heq fjalën Berishës, tensione në Kuvend

Tensione në Kuvend pas fjalës së Sali Berishës.

Sapo ky i fundit nisi të fliste për skandalin Balluku dhe teksa përdori fjalën ‘po mbroni vithet e Belindës’, Peleshi ia hoqi fjalën. Kaq mjaftoi që opozita të ‘zbarkonte’ në foltoren e Kuvendit.

“Sa të jem unë kryetar Kuvendi, nuk mund të lejoj gjuhë të tillë.”, kështu u shpreh Peleshi, ndërsa më pas ia dha fjalën kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.