Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet përpara godinës së Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotovi dhe fishekzjarrë ndaj forcave të policisë.
Një kameraman u pa në flakë, ndërsa kolegët e tij dhe efektivët e policisë po e ndihmonin për të shuar zjarrin në veshjen e tij.
Nuk dihet nëse kameramani ka mbetur i lënduar nga ky incident.
Ndërkohë edhe një automjet i televizioneve është përfshirë nga flakët.

















