VLORË- Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Alikokë, ku dy makina janë përplasur. Si pasojë mësohet se ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Nga informacionet paraprakE bëhet me dije se, ajo ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Shkaku nuk dihet ende por mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe prezenca e lagështisë në rrugë.














