Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. P., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













