E trishtë në Elbasan! Mjeti përplaset me pemën, humb jetën 21 vjeçari

Aksident tragjik në Elbasan. Mjeti përplaset me pemën, humb jetën 21 vjeçari,

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.