Elbasan – Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë e veprimeve të tij, u shkaktuan dëme materiale, ndërsa ndaj 34-vjeçarit u ndërmorën veprimet procedurale përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













