DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë, pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet masive. Një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.
Protesta ka nisur ditën e sotme nën slaganin “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”. Protestuesit e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut dhe kanë vazhuar, marshimin e tyre drejt bashkisë së Durrësit.
Sipas protestuesve, përmbytjet kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet. Ndërsa shtojnë se dëmet materiale, si pasojë e kësaj situate janë të konsiderueshme.













