DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin, pas situatës të shkaktuar nga moti i keq, nga i cili u përmbytën qindra banesa. Nga kjo situatë u shënua edhe viktima e parë. Prokuroria po heton për veprën penale “shkatërrim i pronës përmes përmbytjes”.
Ajo ka dyshime se me 250 hektarë tokë dhe mbi 1000 familje janë përmbytur si pasojë e mosfunksionimit të Hidrovorit. Tenderi për ndërtimin e Hidrovorit të ri, me vlerë 19 mln euro u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe vëllezerit Hysa.
Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi në masën 50%. Ai është babai i Spartak Kovaçit, i cili rezulton të jetë ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve. Ndërsa, kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës. Ai ka qenë më herët drejtues i Gardës së Republikës.
Nga të dhënat e deritanishme, viktima i cili ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh ka shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Dyshohet se ai ka humbur jetën, pasi është marrë nga rrjedha e ujit













