Prej 4 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën kryesore.
Kjo problematikë ka nxitur protesta nga qytetarët ndërsa Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini tha se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.
Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve.
Ajo tha se protesta drejtohet nga anëtarët demokratë Këshillit Bashkiak dhe se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi.
“Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë. Ujësjellësi nuk është në varësi të bashkisë, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi. Lajmi i mirë është se sot testimi ka rezultuar pozitiv në provën e fundit dhe një pjesë e qyteti, pra ajo e Lungomares me një presion minimal për të mos rritur niveli ne riskut derisa të bëjmë zgjidhjen përfundimtare. Pompa në këtë testim gradual do të fillojnë të furnizojnë pjesë të veçanta të qytetit. Por theksoj se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i kemi dhënë prioritet institucioneve. Protesta organizohet nga opozita dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës. Nuk është momenti që të bëjnë opozitë me një fatkeqësi natyrore. Kjo është një analizë që i takon ndërmarrjes së ujësjellësit. Lajmi i mirë është që pjesa është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit”, tha Brunilda Mersini.













