“Haram votat tona, maskarenj!” Pesë ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës protestë, tentojnë të futen në godinën e Bashkisë. Ndalohen nga policia

Ka nisur me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës, teksa qyteti ndodhet sot në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm. Banorë të shumtë janë mbledhur para godinës së Bashkisë, ku kanë tentuar të futen brenda për të kërkuar zgjidhje për situatën.

Me bidonë uji në duar dhe duke goditur dyert e institucionit, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së ujit, duke kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini. Qytetarët kanë deklaruar se mungesa e ujit po u vështirëson jetën e përditshme,

“Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp makarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, shprehen ata.