Përplasi të moshuarën për vdekje, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari në Elbasan

ELBASAN- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi përplasi një të moshuar për vdekje. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku i riu me makinë përplasi 64-vjeçaren me iniciale F.H.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.