Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç. Arrestimi u krye pasi, në aksin rrugor “Elbasan–Gjinar”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













