MALIQ- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme e kësaj të marte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Blutë sqarojnë se policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sovjan në Maliq ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar.
Ndërkohë i plagosuri është përplasur nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë dhe fatkeqësisht është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak. Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.













