Procedohet penalisht 21-vjeçari për dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Xh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.