Librazhd
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për shtetasin Y. D., 53 vjeç.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa procedimi penal ndaj tij ka nisur në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













