Elbasan, 11 Dhjetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. K., 28 vjeç, dhe A. B., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin” automjetet që ata drejtonin janë përplasur. Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













