Në spitalin e Gramshit është dërguar për mjekim shtetasja V. E., 46 vjeçe, e cila dyshohet të ketë konsumuar me tepri medikamentet që përdor për problemet e saj mendore. Ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.











