Krim i rëndë në familjen shqiptare në Francë. Burri vret gruan dhe më pas veten

Brest, Francë – 14 Nëntor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Brest, Francë. Një person me origjinë shqiptare ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten në banesën e tyre, të enjten rreth orës 16:30.

Sipas mediave lokale, ngjarja u bë e njohur pasi një fqinj dëgjoi të shtënat e armës dhe njoftoi menjëherë policinë. Viktimat, 30 dhe 36 vjeç, kishin dy fëmijë. Njëri prej tyre ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi krimi i rëndë.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet franceze, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e tragjedisë.