EMRAT/ Rrëmbyen BIZNESMENIN dhe e dhunuan brenda një apartamenti, arrestohen 2 vajzat e shpallura në kërkim!

Policia ka arrestuar 2 vajza që u përfshinë në pengmarrjen e 27-vjeçari biznesmen në Tiranë.

Në pranga ranë 21-vjeçarja Monika Marku dhe 25-vjeçarja Suate Çeloaliaj.

Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza (të arrestuar) dhe Klajdi Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti.

“Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti”, njoftoi policia.

Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit Klajdi Limani, të shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.

Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Punohet për kapjen e shtetasit K. N.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Suate Cenoaliaj raportohet se kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimza.

Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së të riut.

Pasi ka zbuluar se e dashura e tij komunikonte me SMS me 27-vjeçarin kanë rënë dakort që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku.

Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjeçarin dhe kishte lënë vendtakim për të pirë kafe.

Të rinjtë e kishin mirëmenduar planin, pasi kishin marrë një apartament në Airbnb ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin.

Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit kanë dalë djemtë e tjerë dhe pasi e dhunuan të riun i kërkuan shumën prej 5 mijë eurosh.

27-vjeçari është mbajtur peng aty për disa orë. Më pas është larguar duke marrë shumën e parave në shtëpi dhe ua ka dhënë pengmarrëve.

Por ata i kanë kërkuar sërish një shumë prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar.

I ri për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për t’u mjekuar, ku mjekët njftuan më pas poicinë.

Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.