FIER – Një përplasje e fortë mes një automjeti policie dhe një makine tip “Benz” është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë zonës së njohur si “Kështjella”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, duke lënë tre persona të plagosur.
Mes të lënduarve janë edhe dy efektivë të Komisariatit të Fierit, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas mjekëve, gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.













