Edhe pse u ndanë për projektligjin për barazinë gjinore, PS dhe PD janë bashkuar për Reformën Zgjedhore
Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën e sotme.
Opozita ka bashkuar votat me mazhorancën socialiste për ngritjen e komisionit, vendim i cili mori vetëm 1 votë kundër.
Sakaq, parlamenti më herët miratoi projektligjin për barazinë gjinore, ndërsa rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.













