Dy raste të dhunës në familje në Librazhd, procedohen penalisht autorët

Librazhd, 4 nëntor 2025 – Policia e Librazhdit ka nisur procedime ndaj dy personave të përfshirë në episode të dhunës psikologjike dhe fizike.

Shtetasja L. K., 40 vjeçe, është konfliktuar fizikisht me një 49-vjeçare, ndërsa A. B., 47 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.