Cërrik, 4 nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar në Prokurori materialet për disa ngjarje të ndara, të ndodhura për motive të dobëta.
Në procedim janë vënë A. Gj., 19 vjeç, V. Gj., 68 vjeç dhe I. Gj., 50 vjeçe, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ndërkohë, A. M., 60 vjeç, akuzohet për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj bashkëshortes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













