Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ndonëse mbetet e paqartë se për çfarë është thirrur Basha në SPAK, prania e tij mund të lidhet me disa hetime për të cilat emri i ish-kryetarit të PD-së është përfolur më parë.

Më herët është raportuar se Basha do të thirrej për të dëshmuar për çështjen e 21 Janarit, kur mbetën të vrarë katër protestues gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm, por edhe në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.