Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim B. K., 42 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













