EMRI/ Humb jetën në lule të rinisë 22-vjeçari nga Elbasani! (I riu u përfshi në AKSIDENT rrugor 3 ditë më parë)

Humb jetën tri ditë pas aksidentit 22-vjeçari nga Elbasani.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor.

Viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit, pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.