Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Korçë së fundmi, ku një e mitur denoncoi për abuzim seksual një 16-vjeçar, të cilin policia tashmë e ka arrestuar.
E mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje intime me të.
Për këtë lidhje ka qenë në dijeni edhe nëna e vajzës, e cila thuhet se e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.
Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se adoleshenti ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.
Policia vendore njoftoi sot arrestimin e 16-vjeçarit nën akuzën e abuzimit seksual me të mitura.
