“Duhet të ngrini një Task Force. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj takse. Por duhet t’i ndihmoni që të jenë te 500 të parët. Duhet t’i rrini në gatishmëri. Kriteri i parë, sa do kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit. Nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi. Ky është një nga instrumentat, rritje ekonomike në nivel vendor. Pastaj kanë kontribut edhe në ekonominë në nivel kombëtar. Kjo vlen për të gjithë, edhe për Benet Becin, që ishte promotor, por nuk e shoh këtu. Nuk ka ardhur akoma harta. Të paktën, edhe Memaliaj, edhe Fushë Arrëzi, nuk na kanë sjellë gjë, ju kanë shpëtuar nga pozita e vështirë. Si majtas, si djathtas, flejnë gjumë. Zgjohuni nga gjumi, brenda muajit tetor, të vijnë hartat”, tha Rama.
