Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F.A., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 40-vjeçare. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje për sigurimin e sigurisë së saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
