Elbasan – Strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë ndaluar shtetasin E. B., 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte dhënë një vendim dënimi me 20 ditë burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Pas ndalimit, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës për vijimin e veprimeve ligjore.
