Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se djali adoleshent ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta.
Alarmi u dha në Departamentin e Policisë së Trikalës, pas një telefonate nga vetë autori i dyshuar, i cili u tha se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.
Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet, informon “Protothema”.
18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.













