Mbrëmjen e së shtunës u raportua arrestimi i avokatit Ulian Barjami, pas një përplasjeje verbale të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Tiranë.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për klientin e tij, Maksim Lika (i njohur si “Suci”), i arrestuar kohët e fundit në kuadër të një operacioni policor në Elbasan.
E paprecedentë dhe skandal/ Prokurori i Elbasanit arreston avokatin pas seancës gjyqësore, me arsyen se kundërshtoi provat hetimore
Avokati Barjami ka deklaruar në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij.
Ky moment duket se ka shkaktuar tensione në sallë.
Në një video të publikuar nga avokati Arben Llangozi, dëgjohet prokurori Gjergji Ceka të reagojë ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”.
Audio e plotë:
Më pas ndërhyri gjyqtarja Megi Strakosha, e cila paralajmëroi avokatin për gjuhën e përdorur në sallë.
“Nuk funksionohet me kërcënime në sallën e gjyqit. Përqendrohu te mbrojtja e klientit tënd, përndryshe do të caktoj një avokat tjetër kryesisht”, dëgjohet të thotë gjyqtarja Strakosha në regjistrimin audio të publikuar.
Sipas Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, që reagoi menjëherë pas arrestimit, deklaratat e avokatit Barjami nuk përbënin kërcënim, por shprehje të të drejtës ligjore për të bërë kallëzim penal.
“Avokati, pasi konstatoi një mospërputhje mes provës me video dhe procesverbalit të paraqitur nga prokurori, deklaroi se do të bënte kallëzim për falsifikim provash. Reagimi i prokurorit Ceka, i cili tha ‘do të arrestohesh’, dhe ndërhyrja e menjëhershme e gjyqtares, janë të pajustifikuara në një proces të drejtë gjyqësor,” thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë.
Ngjarja ka ngjallur debate në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit ligjor, ndërsa Dhoma e Avokatisë ka paralajmëruar ndjekjen e rastit përmes kanaleve institucionale.
Arrestimi i avokatit/ Reagon Dhoma e Avokatisë: Nuk jemi “Republikë prokurorësh”, të reagojë urgjent ILD dhe KLP
Vetë Prokuroria e Elbasanit kishte shpërndarë për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe ligjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami.
Audio e shpërndarë nga Prokuroria e Elbasanit:
Por në audion e plotë e publikuar nga avokati Arben Llangozi tregon se nuk ka kërcënim.
Edhe kolegu Jordan Daci ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili dyshohet kërcënoi prokurorin në seancë gjyqësore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Daci ka thënë se arrestimi i avokatit është një rrezik për lirinë, të drejtat themelore të njeriut dhe dhënien e drejtësisë në vend.
Avokati ka bërë edhe thirrje për bojkot deri në lirimi të kolegut.
Bojkoti sipas tij duhet të përfshijë çdo seancë gjyqësore, madje ndoshta duhet menduar për të bojkotuar edhe ato për masat e sigurimit, për t’u treguar institucioneve se drejtësi pa avokatë nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Çfarë ndodhi në seancën e 17 tetorit:
Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka.
Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit.
Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej.













