Minatorët e Spaçit protestuan për paga dhe siguri/ Erion Braçe kritika policisë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar sjelljen e policisë ndaj protestës së minatorëve në Spaç, duke e cilësuar veprimjin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të punës.

Ai i referohet konkretisht neneve 50 dhe 51 të Kushtetutës, që garantojnë të drejtën e punëtorëve për t’u organizuar sindikalisht dhe për të hyrë në grevë në mbrojtje të interesave të tyre.

“Sjellja e Policisë së Shtetit, e disa efektivëve të caktuar në të, është e papranueshme! Është shkelje e rëndë me duar, këmbë dhe gojë të shthurur e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,” shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Braçes:

“Kush janë këta që u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”, shkruan i revoltuar Erion Braçe.