SARANDË- Isuf Jaçaj është personi i vrarë mbrëmjen e sotme në Sarandë. 58-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Jaçaj është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”. Ai ishte pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.
Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.
Ndërkohë që vetë Jaçaj në vitin 2022, i ka shpëtuar një atentati tjetër.
