TIRANË- IKMT ka ndërrmarrë një aksion për shembjen e një godine në Kombinat ku operojnë 12 biznese, por administratori i objektit, Sako Sakollari thekson se është lajmërua vetëm dy ditë më parë se godina do të shembej. Ai tha për News24, se vendimi për prishjen e qendrës së bizneseve është marrë për shkak se nuk ka pranuar të paguajë lekët. Sakollari thekson gjithashtu se para disa muajsh inspektorë kanë shkuar dhe u kanë kërkuar 50 mijë euro për fushatë dhe sipas tij kjo është bërë në emër të IMT-së.
“Më thanë “shko tako shefin”. I thashë që s’takoj asnjë shef. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale”, deklaroi administratori. Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së.
Dy inspektorë të IMT më kanë ardhur dje në një drekë varrimi me rrugaçërinë më të madhe më lanë një copë letër dhe më thanë që pas dy ditësh do të shembet objekti, Shkoj i takoj tek shkallët i them kush jeni, më thanë ‘jemi korrierë na ka çuar shefi”. Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së.
Çdo gjë është e deklaruar në shtet, 11 mijë euro i jap bankës kredi. Kjo pronë për 11 vite nuk është më e imja, por e bankës. Po prishet për të ndërtuar pallate, nga 5D. Para 3 vitesh shpëtuam nga shembja sepse njoftuam kryeministrin. Mbaj përgjegjësi penale për akuzat që bërë se na kanë kërkuar bakshish. Shteti të veprojë mbi këta banditë të IMT-së”, tha ai.
