BABRRU- Personi që shihni në videon e mëposhtme është autori i vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismajgeci në Babrru mbrëmjen që lamë pas. Arlind Demushi, i cili është arrestuar ditën e sotme për krimin e kryer, shihet teksa largohet nga vendi i ngjarjes duke folur në telefon dhe duke u munduar të fshijë gjakun e viktimës nga rrobat e tij. Policia ka bërë me dije më herët se autori rezulton ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Gjithashtu në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.
