“Krijimi i Regjistrit kombëtar Elektronik të lejeve të ndërtimit”/ Rama Shkeljet futen në listë të zezë, arkitektit i hiqet licenca

“Më tutje është krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, databazë digitale kombëtare ku do të regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit të ndërtimit të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimi të territorit çka do të jetë një pikë referimi për të gjithë. Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejevde të ndërtimit. Lista e zezë do të përfshijë individët që kanë shkelur ligjin, administratorët, ortakët, pronarët përfitues që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për 5 vite. Kjo listë do të përditësohet nga sekretariati teknik i këshillit kombëtar të territorit dhe ujit. Do të aksesohet nga të gjithë regjistri në faqen elektronike. Gjithë ky proces ndalimi do të thotë se nëse një subjekt ka kryer punime në kundërshtim të lejes së miratuar, dhe ka shtuar ose ndryshuar qoftë edhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba e ndëshkimet e tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin një subjekt të listës së zezë. Janë të gjithë ata që përfshihen në këtë process ku hyn edhe arkitekti të cilit i hiqet licenca pët 5 vjet dhe s’mund të ushtrojë profesioni,“, tha Rama.