TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Bëhet me dije se viktima u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Gjithashtu mësohet se italiani jetonte në Tiranë dhe ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.
Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij. Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.
