Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Tepelenë

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës.

Shtetasi italian po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë dhe ka qëlluar drejt tyre.

Automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona.

Policia ka shpallur në kërkim personin G. B si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.