Elbasan: Procedim penal për konflikt fizik midis dy grave

Elbasan, 9 Shtator 2025 – Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. E., 27 vjeçe, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare, për motive të dobëta. Hetimet janë duke vijuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.