TIRANË – Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se që nga 1 gushti receta mjekësore në format unik po zbatohet në të gjithë Shqipërinë. Në një video të publikuar, Rama thekson se ky ndryshim është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke përfshirë edhe dëshminë e farmacistëve që janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve.
Sipas kryeministrit, formati i ri i recetave sjell më shumë siguri për pacientët, redukton burokracinë për mjekët dhe farmacistët dhe mundëson një trajtim dhe ndjekje më të saktë të terapiave mjekësore.













