Zyra qeveritare e medias në Gaza thotë se duhen 600 kamionë me ndihma në ditë dhe 250,000 kanaçe me formulë për foshnje në muaj për të përmbushur nevojat minimale të popullsisë së saj që po vuan nga uria.
Në një deklaratë në Telegram, thuhej se “zgjidhja radikale dhe urgjente” ishte thyerja e bllokadës izraelite të Gazës dhe hapja e kalimeve kufitare pa kushte.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar dje një “pauzë taktike lokale” në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile. Sipas deklaratës zyrtare, pauza do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë, deri në një njoftim të dytë.
