Zjarr në banesë në Pogradec, humb jetën shtetasja 52-vjeçare

Pogradec, 28 korrik 2025- Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ka shpërthyer një zjarr në banesën e shtetases K. T., 52 vjeçe. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ajo ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti tragjik janë në vazhdim.