Pamje të rënda/ Kamerieri dhunohet brenda lokalit, dyshohet nga ish-shef i qarkullimit në Vlorë dhe një person me precedentë penalë (EMRAT+VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj.

Sipas Blu tv në Vlorë që ka publikuar edhe pamjet, dhunuesit dyshohet se janë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës aktualisht mban detyrën e policit ne qytetin e Dibrës së bashku me Leart Bimon, person me precedent të mëparshëm penal.

Ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamerieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke berë kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut.

Dhuna është kryer në praninë e klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.

Video e publikuar nga Blu tv