Librazhd, 15 korrik 2025 – Një 58-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por flakët janë përhapur dhe kanë djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Ndërkohë, po në Librazhd, një tjetër procedim penal është nisur për një incident me zjarr të shkaktuar nga një shkëndijë në një kabinë elektrike, që përfshiu në flakë një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.
