THETH- Protestës së banorëve të Thethit i janë bashkuar dhe turistët që ndodhen në këtë zonë për pushime. Ditën e sotme, banorët kanë bllokuar urën që të çon në hyrje të fshatit. Turistët në protestë kanë deklaruar se i janë bashkuar qytetarëve pasi nuk duan që bukuritë e Thethit të mbulohen nga betoni.
“Marrim pjesë me ju në protestën tuaj, sepse ajo që është e juaja duhet të mbetet e juaja. Kemi mbetur pa fjalë nga kjo bukuri e kësaj zone, e cila duhet të mbetet në këtë shpirt që përçon. Nëse luftoni me ata që sjellin beton, jemi në anën tuaj”, thanë turistet.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat
