Prrenjas, 8 korrik 2025 – Një 59-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një kamion në aksin rrugor “Prrenjas–Qafë Thanë”.
Shoferi i mjetit, shtetasi K. H., 43 vjeç, është proceduar penalisht nga specialistët e qarkullimit rrugor. E plagosura, shtetasja F. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.
